Ekskluzive, Emir Skenderi vazhdon karrierën në Shqipëri!

Sulmuesi i njohur shkupjan, Emir Skenderi karrierën e tij me shumë gjasa do ta vazhdojë në Shqipëri. Burime të besueshme pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se Skenderi tashmë disa ditë ndodhet në tokën shqiptare dhe se është shumë pranë akordit me një ndër skuadrat e atjeshme.

Portali ynë tashmë e ka të qartë edhe emrin e skuadrës, mirëpo për të mos ndikuar negativisht në rrjedhën e bisedimeve, për momentin nuk do të zbulojmë emrin e skuadrës.

__________________

LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK

Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?

Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…


24-vjeçari Skenderi së fundmi ishte pjesë e Besës së Dobërdollit, ndërsa me mjaft sukses ka luajtur edhe me Makedonija GJ.P, Struga Trim Lum, si dhe skuadrat e AP Brera, Kozhuv dhe Tikvesh.

Sulmuesi shkupjan në elitën e futbollit vendor numëron mbi 100 ndeshje, 11 gola të shënuar dhe 8 asistime. Skenderi ka përvojë edhe në kupat europiane, aty ku ka zhvilluar 5 ndeshje, duke realizuar edhe 1 gol me fanellën e Struga Trim Lum. (infOSport.mk)

Leave a Reply