Ekskluzive, Bekim Kamberi e mbyll aventurën me Struga Trim Lum, rikthehet në Danimarkë

Mesfushori Bekim Kamberi ka vendosur ti jap fund aventurës së tij me fanellën e Struga Trim Lum dhe të rikthehet në Danimarkë, aty ku edhe ka lindur, njofton ekskluzivisht, “infOSport.mk”.

20-vjeçari skuadrës kampione të vendit tonë iu bashkua gushtin e vitit 2023, ndërsa falë paraqitjeve të mira me fanellën e Struga Trim Lum, i njëjti vitin që lamë pas arriti që të debutojë edhe me fanellën e përfaqësueses shpresa të Maqedonisë.

Kamberi bëri një debutim ëndërrash me fanellën e ekipit përfaqësues, duke shënuar në ndeshjen eliminatore kundër Moldavisë me 11 tetor, duke i siguruar kështu fitoren Maqedonisë U21.

Ai me këtë përfaqësuese luajti gjithsej 4 ndeshje, ndërsa me fanellën e Struga Trim Lum, i njëjti numëron 35 paraqitje, 17-të, prej të cilëve gjatë stinorit vjeshtorë.

Kamberi te Struga Trim Lum erdhi nga ekipi i të rinjëve të Hellerup IK, te e cila skuadër njëherit kishte nisur edhe karrierën e tij futbollistike.

Leave a Reply