Frederic Veseli largohet nga Egnatia dhe rikthehet në Itali

Frederic Veseli nuk do të jetë më pjesë e Egnatias. Qendërmbrojtësi ka vendosur të mbyllë aventurën e tij 6 mujore në Superligën shqiptare, për tu rikthyer sërish në Itali, këtë herë duke nënshkruar me skuadrën e FC Sudtirol, që garon në Serie B.

Skuadra italiane ka ‘rrëmbyer’ mbrojtësin e Kombëtares shqiptare nga kampionët e Egnatias pas vetëm 6 muajsh. Kujtojmë që tek Sudtirol, Veseli do të gjejë një tjetër shqiptar, sulmuesin Silvio Merkaj.

Më parë në Itali, Veseli ka veshur fanellën e Empolit, Salernitanës dhe skuadrës së Beneventos, ndërsa tashmë i njëjti është gati për misionin e qauajtur, Sudtirol.

Leave a Reply