Boban Babunski megjithatë nuk do të udhëheq Besën e Dobërdollit në stinorin pranveror. Pasi Babunski kishte ndryshuar qëndrim lidhur me kushtet e dakorduara, drejtuesit e Besës kanë vendosur që të ndërprejnë bashkëpunimin, ende pa nisur punën së bashku.
Një gjë të tillë, drejtuesit e KF Besa Dobërdoll, e bënë të ditur përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në facebook:
Njoftim për opinionin! 📋
Klubi Futbollistik Besa 1976 njofton se Boban Babunski, i cili ishte emëruar trajner i skuadrës, nuk do të marrë përsipër drejtimin e ekipit. Pas një mosmarrëveshjeje dhe ndryshimi të qëndrimit nga ana e trajnerit në lidhje me kushtet për të cilat ishim dakorduar, klubi morri vendim për ndërprerjen e bashkëpunimit.
Skuadra me fazën pregaditore do të filloj me 10 Janar 2025! Për çdo ndryshim të mëtejshëm, do të jeni të informuar nëpërmjet profileve zyrtare të klubit.