Artan Iljazi largohet nga FC Shkupi!

Viti 2025, portierin Artan Iljazi mund ta gjejë me ndonjë klub të ri. Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se në adresë të gardianit kumanovarë kanë arritur oferta nga klube vendor, por edhe nga rajoni dhe Europa.

Iljazi është një ndër figurat kryesore te FC Shkupi, teksa i njëjti mban edhe shiritin e kapitenit.

Edhe pse është nën kontratë me skuadrën nga Çairi, burimet e njëjta bëjnë me dije se skuadrat e interesuara janë të gatshme për tu futur në bisedime me drejtuesit e FC Shkupit dhe të përmbushin kushtet që ata kërkojnë.

__________________

LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK

Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?

Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…

Iljazi skuadrës së FC Shkupit iu bashkua verën e vitit 2020, duke u shndërruar shumë shpejtë në një nga lojtarët më të preferuar të grupit të tifozëve, “Shvercerave”.

Brenda kësaj periudhe të kaluar te skuadra nga Çairi, Iljazi ka regjistruar plotë 61 paraqitje, ndërsa në vitin 2022 ai ngriti lartë trofeun e titullit kampion.

Një gjë të tillë Iljazi kishte bërë edhe me Shkëndijën e Tetovës gjatë vitit 2019-të, ndërsa vlen të theksohet se gjatë karrierës së tij, gardiani kumanovar kishte mbrojtur edhe për Gostivarin. (infOSport.mk)

Leave a Reply