Struga Trim Lum me 8 janar edhe zyrtarisht do të ketë grumbullimin e parë në prag të stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor, që starton me 16 shkurt.
Kampionët në fuqi të vendit, fazën e parë të përgatitjeve do ta zhvillojnë në Strugë, edhe atë nga data 8 deri me 17 janar, teksa mëngjesin e 18 janarit ata do të nisen drejt Antalisë së Turqisë, ku do të zhvillojnë edhe fazën kryesore të përgatitjeve.
Në tokën turke drejtuesit e skuadrës strugane tashmë kanë përcaktuar edhe 5 ndeshje kontrolluese, ndërsa ajo që bie në sy më së shumti, do të jetë ndeshja kundër skuadrës së njohur ruse të Rubin Kazan, pjesë e së cilës janë edhe treshja shqiptare, Mirlind Daku, Marvin Çuni dhe Dardan Shabahaxhaj.
Ndryshe ndeshjen e parë në Antalia të Turqisë, Struga Trim Lum Lum do ta zhvillojë me 20 janar kundër skuadrës së Debrecen nga Hungaria.
Me 24 janar për kundërshtarë do të kenë polakët e FC Korona Kielce, ndërsa vetëm një ditë më pas do të përballen me Rubin Kazanin rus.
Me 27 janar përballë do të kenë kazakët e Fc Kyzhylzhar, ndërsa ndeshjen e fundit do ta zhvillojnë kundër MFK Zemplin Michalovce nga Sllovakia. (infOSport.mk)
Ndeshjet e Struga Trim Lum në Antalia të Turqisë:
20.01 vs FC Debreceni (Hungari)
24.01 vs FC Korona Kielce (Poloni)
25.01 vs FC Rubin kazan (Rusi)
27.01 vs FC Kyzhylzhar (Kazakistan)
31.01 vs MFK Zemplin Michalovce (Sllovaki)