
Shkëndija ka nisur sot përgatitjet dimërore, duke u fokusuar në përgatitjen fizike dhe tekniko-taktike për pjesën pranverore të sezonit 2024/25, përcjellë “infOSport.mk”.
Dy ditët e para të programit përfshijnë ekzaminime mjekësore dhe matje fizike për futbollistët, të cilat do të kryhen në grupe para fillimit të stërvitjeve intensive.
Nga e shtuna, ekipi do të kalojë në ritëm të plotë me dy seanca stërvitore në ditë, sipas plan-programit të trajnerit dhe stafit teknik.
Fazën e parë të përgatitjeve, Shkëndija do ta zhvillojë në Tetovë, ku kanë planifikuar të zhvillojnë edhe dy ndeshje kontrolluese (17 dhe 22 janar).
Nga 25 janari deri më 8 shkurt, “kuqezinjtë” do të zhvendosen në Antalia të Turqisë, ku përveç stërvitjeve do të zhvillojnë edhe katër ndeshje miqësore për të testuar ekipin në kushte garash.