Elseid Hysaj mund të ndryshojë skuadër gjatë merkatos së janarit, por jo edhe kmapionat. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare e sheh veten shumë larg Lacios, pasi nuk është në planet e skuadrës nga kryeqendra italiane.
Sipas Alfredo Pedulla, bëhet me dije se shkodrani pëlqehet shumë nga Leçe, ekip ku luajnë Ylber Ramadani dhe Medon Berisha. Drejtuesit e Leçes kanë kërkaur informacion për Hysajn dhe në janar me shumë gjasa do të tentojnë transferimi e tij.
Nëse kjo lëvizje do të realizohet atëherë do të bëhej bashkë me Ramadanin dhe Berishën, duke shtuar “koloninë” shqiptare te kjo skuadër e Serie A.
Kujtojmë, Hysaj ka kontratë me Lacion deri në qershor të vitit 2026, ndërsa paga e tij vjetore tek “lacialët” kap shifrën e 2.8 milionë eurove.