Edhe pse është fundi i vitit dhe shumica ndodhen nëpër pushime, një gjë e tillë nuk ndodh te Besa e Dobërdollit, drejtuesit e së cilës skuadër po punojnë intenzivisht në përforcimin e skuadrës për në pranverë.
Burime të besueshme pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se drejtuesit e skuadrës nga Dobërdolli janë shumë pranë finalizimit të marrëveshjes me japonezin e FC Shkupit, Yumemi Kanda.
Ky i fundit nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Erdem Alparslan të FC Shkupit, edhe pse gjatë stinorit vjeshtorë në 17 ndeshje kishte realizuar 3 gola dhe 1 asist.
Kanda te FC Shkupi erdhi verën e këtij viti nga rradhët e skuadrës së Rangers nga Hong Kongu, derisa pjesën tjetër të karrierës e kishte zhvilluar në vendlindjen e tij, në Japoni.
Kujtojmë, Besa e Dobërdollit sezonin e ri do të udhëhiqet nga Boban Babunski, derisa pjesë e kësaj skuadre në pranverë do të jetë edhe Shefit Shefiti. (infOSport.mk)