Merkato e bllokuar, vjen reagimi i Drejtuesve të FC Shkupit, ja e vërteta!

Gjatë ditës së sotme në adresë të klubit të FC Shkupit, nga ana e FIFA-s, kishte arritur një letër, përmes së cilës Shtëpia më e madhe e Futbollit Botëror, kishte njoftuar drejtuesit e kësaj skuadre se iu është bllokuar merkatoja, për shkak të disa borxheve.

Pikërisht ky lajm, bëri që drejtuesit e rinj të skuadrës nga Çairi të dalin edhe me një njoftim zyrtarë, përmes së cilit njoftojnë opinionin sportiv, e në veçanti tifozët e tyre, se arsyeja e borxheve, janë  si pasojë e çështjeve proceduriale për kalimin e klubit në pronësi të Drejtuesve të rinj.

Një gjë e tillë edhe përfundimisht pritet të finalizohet brenda javës që vjen, ashtu që me automatizëm kur klubi të kaloj në duart e Yasin Konyali, ky i fundit do të shlyejë të gjitha borxhet dhe se FC Shkupi do të ketë të drejtën për të transferuar futbollistë të rinj në merkaton e janarit.

Më poshtë ju sjellim në tërësi reagimin e drejtuesve të rinj të FC Shkupit:

NJOFTIM

Lidhur me lajmet e fundit që qarkullojnë nëpër media, e që kanë të bëjnë me bllokimin e merkatos së FC Shkupit, njoftojmë opinionin sportiv, e në veçanti tifozët tanë se shumë shpejtë gjithçka do të rregullohet nga ana e pronarëve të rinj.

Vetë Presidenti Yasin Konyali ka marrë përsipër për të shlyer të gjitha borxhet që na kanë mbetur si pasojë e çështjeve proceduriale për kalimin e klubit në pronësi të Drejtuesve të rinj.

Siç dihet transferimi i dokumentacionit kërkon kohë, ndërsa të njëjtat tashmë janë në procedurë e sipër dhe se brenda javës që vjen edhe ky problem do të zgjidhet.

Kjo nënkupton se FC Shkupi nuk do të ketë aspak probleme në merkaton e janarit, që e presim me padurim.

 

Leave a Reply