Pasi Masar Omeragiç edhe zyrtarisht morri postin e Presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur me anëtarët e Këshillit Drejtues, u sollën edhe disa vendime, përmes të cilave u emëruan edhe Nënkryetari i ri, Sekretari Gjeneral, Drejtori Sportiv si dhe Këshilltarët e rinj të vetë presidentit të sapozgjedhur.
Kështu postin e Nënkryetarit e morri Marjan Stojkoski-Manta, derisa Drilon Ganiu u emërua në postin e Sekretarit gjeneral, duke zëvendësuar në këtë post Natalia Ilievska Bozhinovskan.
Me propozim të Presidentit të ri të FFM-së, legjenda e futbollit vendor, Goran Pandev, është emëruar në postin e Drejtorit Sportiv të të gjitha ekipeve përfaqësuese futbollistike të vendit.
Ndëkrohë dy ish reprezentuesit e Maqedonisë, Ilija Najdoski dhe Agim Ibraimi, janë emëruar si Këshilltarë në kabinetin e Presidentit të FFM-së, Masar Omeragiç.