Gjithçka gati për turneun memorial Mentaz Alajbegu&Hajrush Sinani

Të dielën në Shkup do të mbahet turneu i 11-të memorial “Mentaz Alajbegu&Hajrush Sinani”, njofton “infOSport.mk”.

Organizator i këtij turneu tashmë të njohur është KM Liria, për të cilin klub një kontribut të jashtëzakonshëm kishin dhënë pikërisht dy figurat e shquara të mundjes, Mentaz Allajbegu dhe Hajrush Sinani, që njëherit janë edhe ndër themeluesit e klubit të njohur shkupjan.

Duke mos harruar veprën dhe mundin e dhënë për këtë klub, drejtuesit e KM Liria tashmë për 11 vjet me rradhë kujtojnë këto legjenda në vazhdimësi, për ta jetësuar idealin dhe për të çuar në vend amanetin e tyre, që ky klub të mos shuhet kurrë dhe gjithnjë ti jap kombit djemtë më të mirë që do në gëzojnë me medalje të ndryshme, qoftë vendore apo edhe ndërkombëtare.

Ndryshe turneu në fjalë mbahet për gjeneratat e reja, deri U15, ndërsa në të pritet të marrin pjesë gjithsej 150 garues nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Turqia, Bullgaria, Greqia dhe Moldavia.

Turneu do të organizohet në palestrën sportive pranë gjimnazit ‘Zef Lush Marku’. Garat do të nisin nga ora 11:00, ceremonia e hapjes solemne do të bëhet në ora 15:00, ndërsa për në ora 16:00 janë paraparë të zhvillohen ndeshjet finale. (infOSport.mk)

Leave a Reply