Edhe përkundër faktit se më nuk është pjesë e futbollit rumun, sulmuesi shqiptarë nga Kosova, Albion Rrahmani është përzgjedhur si futbollisti më i mirë i huaj i ligës rumune të futbollit, duke marrë çmimin nga AFAN Bucuresti si “Lojtari më i mirë i huaj i stinorit 2023/24”.
Në një postim të tijin në Instagram, Rrahmani që tashmë është lojtar i Sparta Pragës, ka shprehur falenderime për trajnerët dhe lojtarët që kanë votuar për të.
Gjithashtu, ai ka falenderuar edhe tërë klubin e Rapidit ku ka luajtur bashkë me staf, lojtarë e të tjerë.
Ceremonia e shoqatës së futbollistëve amatorë dhe jo amatorë të Rumanisë u organizua mbrëmë.
Albion Rrahmani është bërë lojtari më i shtrenjtë i dalë nga Liga elitare e Rumanisë ndonjëherë, duke u shitur prej Rapidit të Bukureshtit drejt Spartës së Pragës për 5 milionë euro.
Përndryshe, Rrahmani është edhe pjesë e pandarë e përfaqësueses futbollistike të Kosovës, për të cilën ka zhvilluar 9 ndeshje dhe ka realizuar një gol.