Myrto Uzuni realizon “hat-trik” me Granadan në La Liga2, udhëheq listën e golashënuesve

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka dhuruar një tjetër spektakël në La Liga 2, duke realizuar një hat trick fantastik në fitoren 4:1 të Granadës ndaj Cartagenës, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 20-të.

Me këtë paraqitje, Uzuni konfirmon formën e tij të jashtëzakonshme në kampionat, duke u ngjitur në krye të renditjes së golashënuesve më të mirë të sezonit me 14 gola të shënuar, duke lënë pas vetes emra si kolumbiani i Almerias, Luis Suarez, që numëron 12 gola, apo edhe braziliani Alemao i Real Oviedos që deri në këtë fazë ka realizuar 9 gola.

Tripleta e Uzunit përmbys rezultatin

Cartagena kaloi në avantazh në minutën e 12-të, por Myrto Uzuni mori situatën në dorë. Me dy gola të shpejtë në minutat 14 dhe 27, ai përmbysi rezultatin në favor të Granadës. Në pjesën e dytë, Uzuni kompletoi “hat trick-un” personal në minutën e 73-të, duke vulosur një fitore të rëndësishme për ekipin e tij.

Statistikat e ndeshjes dhe vlerësimi

Performanca e Myrto Uzunit është vlerësuar nga aplikacioni i statistikave Sofascore me notën 8.9, duke e shpallur atë lojtarin më të mirë të ndeshjes. Me këtë fitore, Granada ngjitet në vendin e katërt në renditjen e La Liga 2 me 32 pikë.

Rekord i ri me Granadën

Me këtë hat trick, sulmuesi beratas nuk është vetëm lider në renditjen e golashënuesve të La Liga 2, por është bërë gjithashtu golashënuesi më i mirë në historinë e Granadës. Kjo është një arritje historike për një futbollist shqiptar që po lë gjurmë në futbollin spanjoll.

Leave a Reply