Eliminatoret për Botërorin 2026, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova mësuan kundërshtarët e tyre

Sot në Cyrih të Zvicrës u hodh shorti për ndeshjet eliminatore për kualifikim në Botërorin e vitit 2026, që nga muaji qershor deri në korrik do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Maqedonia ndodhet në grupin “J”, së bashku me Belgjikën, Uellsin, Kazakistanin dhe Lihtenshtejnin.

Shqipëria u shortua në grupin “K”, ku bien ë sy sërish Serbia, ndërsa gjithashtu në grup të njëjtë me “kuqezinjtë” janë edhe Anglia, Letonia dhe Andorra.

Sa i përket përfaqësueses së Kosovës, kjo e fundit do të luaj në grupin “B”, bashkë edhe me Suedinë, Zvicrën dhe Slloveninë.

Ndeshjet në grupe do të startojnë në muajin mars, ndërsa dihet se në Botërorin e vitit 2026, direkt kualifikohen vetëm kombëtaret që do të zënë vendin e parë.

12 ekipet përfaqësuese që do të renditen si të dytat në grupe, së bashku edhe me 4 përfaqësuese të tjera që do të vijnë nga Liga e Kombeve, përmes një balotazhi të posaçëm do të luftojnë për tu kualifikuar në Botërorin e pas dy viteve. (infOSport.mk)

Leave a Reply