Vijnë lëvizjet e para, FC Shkupi ndërpret bashkëpunimin me dy futbollistë

FC Shkupi njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me dy futbollistët, Aleks Zlatkov dhe Michal Pinter.

Mesfushori defanziv, Zlatkov skuadrës së FC Shkupit iu bashkua verën e vitit 2022, kur erdhi nga rradhët e skuadrës sllovene të NK Triglav, derisa sllovaku Pinter, me skuadrën shkupjane u bashkua një vit më vonë, duke arritur nga skuadra sllovake e FC Vion.

Zlatkov një periudhë 6 muajshe të këtij viti luajti në formë huazimi te Makedonija Gj.P, për tu rikthyer sërish te FC Shkupi, mirëpo konkurrenca në skuadër bëri që i njëjti edicionin e ri të luaj vetëm një ndeshje, derisa gjithsej me petkun e skuadrës nga Çairi numëron gjithsej 18 ndeshje.

Sa i përket sllovakut Pinter, i njëjti gjatë periudhës 18 muajshe sa ishte pjesë e FC Shkupit, zhvilloi 42 ndeshje, duke regjistruar edhe 1 gol dhe 4 asistime.

Të gjithë nga tabori i FC Shkupit falënderojnë këtë dyshe për kontributin e dhënë me fanellën “bardhekaltër”, duke uruar që të gjejnë hapësira të reja në karrierën e tyre.

Njëkohësisht drejtuesit e skuadrës “bardheblu” nga Çairi njoftojnë se këto janë vetëm lëvizjet e para në skuadër dhe se ditëve në vijim do të ketë edhe risi të tjera.

Leave a Reply