Shkupjani, Jasir Asani me shumë mundësi gjatë merkatos së janarit do të largohet nga Gwangju, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që i njëjti të mbetet prap në Korenë e Jugut. Një gjë të tillë pohon eksperti i merkatos në këtë shtet, Dario Focardi.
Sipas tij, tre klube janë në garë për shërbimet e reprezentuesit të Kombëtares shqiptare, përfshirë këtu edhe skuadrën e Jeonbuk nga Koreja e Jugut.
Megjithatë sipas të njëjtit burim, interes kanë shfaqur edhe dy skuadrat japoneze, Vissel Kobe dhe Yokohama F.Marions.
Vetë drejtuesit e Gwangju kërkojnë të shesin shkupjanin, me qëllim që të përfitojnë në aspektin financiar.
Pritet të shihet se ku do të vazhdojë karrierën Asani, i cili me shumë gjasa do të mbetet sërish larg Shkupit, pasi pista “Europë” për momentin duket e vështirë. (infOSport.mk)