Konfirmohet lajmi i infosport.mk, Orges Shehi merr timonin e FC Ballkanit

Orges Shehi edhe zyrtarisht është emëruar në postin e trajnerit te skuadra kampione e Kosovës, FC Ballkani. Një gjë të tillë “infOSport.mk”, kishte paralajmëruar që dy ditë më parë, ndërsa sot edhe zyrtarisht i njëjti u prezantua nga presidenti, Arsim Kabashi.

“FC Ballkani, kampion i Kosovës për tre vite radhazi, mbetet i përkushtuar për të vazhduar traditën e arritjeve dhe për të ngritur standardet e futbollit në vend. Besojmë se me lidershipin dhe aftësitë e Orges Shehit, skuadra jonë do të vazhdojë të shkruajë histori në fushën e lojës.” – shkruajnë në faqen e tyre kampionët e Kosovës, që këtë edicion nuk janë as hija e edicioneve të kaluara, kur thjesht dominonin në futbollin elitar të Kosovës.

Aktualisht, FC Ballkani pas 15 xhirove të zhvilluara renditet në pozitën e tretë me 26 pikë, 8 më pak se Drita e vendit të parë të Zekirja Ramadanit, skuadër kjo që kishte dalë fitues në të dyja ndeshjet e zhvilluara kundër skuadrës kampione të fuqi të Kosovës, që prej sot do të udhëhiqet nga Orges Shehi.

Ky i fundit zhvilloi edhe stërvitjen e të parë zyrtare si pjesë e FC Ballkanit, te cila skuadër pason struganin Artim Pollozhani, që dha dorëheqje pas disfatës turpëruese në kuadër të 1/16 së finales nga skuadra e Ligës së Dytë, KF Rilindja 1974.

Leave a Reply