KF Studeniçani, skuadër kjo që garon në Ligën Komunale të Kisella Vodës, ka reaguar në padrejtësitë që i bëhen nga kjo e fundit, tashmë vite me rradhë. E fundit, është e datës 29 shtator të këtij viti, kur kjo skuadër në rolin e mysafirit duheshe të zhvillojë ndeshjen e xhiros së parë kundër skuadrës së Sloboden.
Ekipi i KF Studeniçanit me kohë kishte arritur në fushën e kundërshtarit në Trubarevë, aty ku ishte paraparë të zhvillohet ndeshja kundër Sloboden, mirëpo me vendim të arbitrit kryesor dhe delegatit të këtij takimi, e njëjta nuk ishte zhvilluar, për shkak se personat zyrtarë kishin konstatuar që fusha nuk përmbush kushtet për lojë.
Deri këtu gjithçka është në rregull, mirëpo problemi lind kur Lidhja Komunale e Kisella Vodës, vendos që kjo ndeshje përkundër vendimit të arbitrit kryesor dhe delegatit që të mos zhvillohet, e njëjta të zhvillohet në një datë tjetër.
Sipas tyre, është dashur që të bëhen përpjekje shtesë që fusha të rregullohej, me qëllim që ndeshja të zhvillohej, kjo pasi ka pasur mjaftueshëm kohë deri në startin e takimit, ora 12:00.
Mirëpo ky vendim, apo refuzim i kërkesës së drejtuesve të KF Studeniçanit, që ndeshja kundër Slloboden të regjistrohet me rezultatin zyrtarë 0:3 na favor të tyre, ka shkaktuar pakënaqësi në rradhët e skuadrës shqiptare, që kërkon vetëm zbatimin e rregullores së FFM-së, duke vepruar në përputhje me paragrafin 2 të nenit 81 dhe të fillojë procedurë disiplinore për klubin nikoqir në përputhje me rregulloren e FFM-së për shkak të neglizhencës së detyrimit të përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 81.
Më poshtë mund të shihni edhe reagimin e drejtuesve të KF Studeniçanit në faqen e tyre zyrtare në facebook: