Nderim Nexhipi: FC Shkupi do të rikthehet aty ku edhe e ka vendin

Drejtori i ri sportiv i FC Shkupit, Nderim Nexhipi, tregoi sfidat dhe problemet me të cilat përballet klubi nga Çairi, përcjellë TV21.

Nexhipi tha se, ekipi është formuar rreth dy javë para fillimit të kampionatit dhe mungesa e përgatitjeve jo të mira, ka bërë që të ndikojë edhe në rezultatet e arritura gjatë këtij sezoni.

Megjithatë ai premtoi se FC Shkupi do të rikthehet aty ku edhe e ka vendin.

“Ekipi nuk është ekip i keq, ka një problem se është ndërtuar shumë vonë, në ditët e fundit të merkatos dhe nuk kanë pasur as përgatitje të mira, janë afruar lojtarë që ne momentet e fundit kanë qenë pa ekipe. Klubi i ka marrë dhe nuk ka qenë asgjë e organizuar. Edhe para sezones ish-presidenti kishte vendosur që do të jetë fundi dhe në moment kyç tha se do të vazhdojmë edhe pak. Është nënshkruar një sponsorizim me një kompani turke. Dy javë para kompionatit është bërë një ekip, prandaj janë pasojat që i shohin tani. Tani që jemi rikthyer në klub, do të bëjmë më të mirën që ta rikthejmë klubin aty ku e ka vendin”, – tha Nderim Nexhipi në “Daily Click”.

Leave a Reply