Pelisteri-Shkëndija, është ndeshja e fundit e javës së 15-të në elitën e futbollit vendor, që do të zhvillohet sot në Manastir, njofton “infOSport.mk”.
Në prag të këtij takimi shumë të rëndësishëm, nga tabori i skuadrës tetovare, ka folur mbrojtësi i djathtë, Aleksander Trumçi.
“Kemi atmosferë shumë të mirë në skuadër dhe pauza na ka bërë mjaft mirë për të marrë pak veten nga orari i ngjeshur si dhe për përgatitjen e lojtarëve që u kthyen nga lëndimet. Kemi punuar mirë në aspekt psiqik dhe fizik të kompletuar si grup presim këtë transfertë të vështirë. Analiza tregon se na pret një ekip serioz, por ne do të bëjmë detyrat tona dhe duke dhënë maksimumin besoj të fitojmë ndeshjen.”
Ndeshja Pelisteri-Shkëndija ndryshe nga ndeshjet tjera të kësaj jave, do të startojë në ora 17:00. (infOSport.mk)