A do të luaj sot kapiteni Shabani kundër AP Brera! Ja përgjigjja e nd.trajnerit Livoreka

Pushimi ndërkombëtarë ka qenë i mirëseardhur për skuadrën e Struga Trim Lum, pasi ju dha hapësirën për të provuar aftësimin e disa prej futbollistëve të dëmtuar në prag të ndeshjes kundër AP Brera.

Lidhur me gjendjen momentale të futbollistëve të dëmtuar, për faqen zyrtare të skuadrës kampione, ka folur ndihmës trajneri, Bashkim Livoreka.

“Sa u përket futbollistëve të lënduar, Bojku dhe Shabani dalë nga dalë kanë filluar të bashkëngjiten me grupin, por me një tempo më të vëmendshme dhe përparimi i tyre na jep shpresë për në vijim, kurse Hadisi është në post rehabilitim dhe atë e presim së shpejti të na bashkëngjitet”.

Pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme për të dhënë më të mirën në takimin e sotëm kundër AP Brera, që starton në ora 13:00. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Bllagoja Istatov” në Strumicë, ndërsa drejtësinë do të ndajë Aleksandar Grujoski nga Kërçova.

Leave a Reply