LPFMV-Java 15, Struga udhëton në Strumicë, Shkëndija në Manastir, FC Shkupi mirëpret Sileksin në Çair

E diela në futbollin vendor na servon ndeshjet e javës së 15-të në Ligën e Parë, aty ku lufta për titull po bëhet shumë interesante. Plotë 5 skuadra janë në garë të ngushtë për vendin e parë, aty ku për momentin ndodhet Shkëndija e Tetovës me 27 pikë, po aq sa kanë edhe Gostivari dhe Sileksi në pozitat dy dhe tre, derisa shumë pranë tyre ndodhen edhe Rabotniçki dhe Struga Trim Lum, që kanë nga 25 pikë, njofton “infOSport.mk”.

Kampionët në fuqi të Struga Trim Lum po kalojnë momente shumë të mira, teksa në 3 ndeshjet e fundit kanë regjistruar po aq fitore, ashtu që të njëjtit paralajmërojnë edhe një fitore tjetër, këtë herë në transfertën në Strumicë përballë AP Brera.

Statistikat nuk i japin përparësi asnjërës prej skuadrave, mirëpo forma momentale thotë se Struga Trim Lum është favorit për të marrë pikët e plota. Një gjë e tillë mund të thuhet edhe për Shkëndijën, që do të përballet me Pelisterin në Manastir.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim në ora 17:00 nën dritën e prozhektorëve në stadiumin “Petal Milloshevski”.

4 orë më herët në stadiumin e Çairit pritet të ketë festë madhështore, kjo pasi “Shvercerat” festojnë 35 vjetorin, ndërsa me siguri se festa do të ishte edhe më e madhe, në rast se në fund skuadra e trajnerit Erdem Alparslan, mund Sileksin.

Gostivari do të mirëpret Tikveshin e vendit të fundit, ndërsa një ndeshje me shumë paqartësi pritet të zhvillohet në Ohër, aty ku mejdanin do të ndajnë Voska Sport dhe Vardari. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 15

AP Brera 24.11 (13:00h) Struga Trim Lum
FC Shkupi 24.11 (13:00h) Sileksi
Gostivari 24.11 (13:00h) Tikveshi
Rabotniçki 24.11 (13:00h) Besa D.
Voska Sport 24.11 (13:00h) Vardari
Pelisteri 24.11 (17:00h) Shkëndija

Leave a Reply