Dimitrievski, gardiani më i mirë i fazës në grupe të Ligës së Kombeve

Portieri i përfaqësueses futbollistike të Maqedonisë, Stole Dimitrevski, ka rezultuar si më i suksesshmi në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.

Portieri maqedonas, që mbron ngjyrat e Rajo Valjekanos në elitën e futbollit spanjoll, në 6 ndeshjet e grupit 4, ka pranuar vetëm një gol, edhe atë që në ndeshjen e xhiros së parë kundër Ishujve Faroe (1:1), kur ishte mposhtur nga penaltia.

Përveç këtij fakti, Dimitrievski është edhe portieri i vetëm që në këtë fazë të Ligës së Kombeve është regjistruar edhe në mesin e asistuesve, duke asistuar në dy gola, edhe atë kundër Letonisë, në atë fitore 0:3 në transfertë dhe kundër Armenisë, në ndeshjen e zhvilluar në Shkup, kur Maqedonia shënonte fitore 2:0 falë golave të shënuar nga Enis Bardhi dhe Bojan Miovski.

Kujtojmë, Maqedonia me 16 pikë të grumbulluara e mbylli në pozitën e parë këtë cikël të Ligës së Kombeve në kuadër të Ligës “C”, ashtu që edicionin e ardhshëm, “verdhekuqtë” do të garojnë në Ligën “B”. Gjithashtu ata do të jenë në garë që përmes ndeshjeve të balotazhit, të sigurojnë një vend për në Botërorin e vitit 2026 përmes një rrugëtimi më të shkurtër. (infOSport.mk)

Leave a Reply