UEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë!

Shtëpia e Futbollit Europian (UEFA), përmes faqes së saj zyrtare gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ka nisur procedurat për Rumaninë dhe Kosovën, pas ndeshjes që u ndërpre në kohën shtesë në stadiumin kombëtar të Bukureshtit, njofton “infOSport.mk”.

UEFA njoftoi se kishte hapur “procedura disiplinore” pas incidenteve në ndeshjen Rumani-Kosovë. Në kohën shtesë, kur rezultati ishte 0:0, futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, me urdhër të kapitenit të tyre, Amir Rrahmani, u larguan nga fusha, pasi tifozët rumunë nuk kishin ndaluar thirrjet e tyre, “Serbi, Serbi”, duke hedhur madhe edhe karrige në fushë.

Pas gjithë kësaj situate të tensionuar, që refelektoi edhe në fushën e blertë mes lojtarëve të të dyja ekipeve, në fund ndeshja u ndërpre edhe nga ana e arbitrit kryesor.

UEFA ka hapur një hetim për të gjykuar rastin, ndërsa një gjë të tillë ka bërë përmes faqes së saj zyrtare.

“Procedura disiplinore është nisur kundër Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës në përputhje me nenin 55 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s pas ndeshjes së Ligës së Kombeve të UEFA-s ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës të luajtur më 15 nëntor 2024 në Bukuresht, Rumani”, thuhet një njoftim.

Po ashtu në fund thuhet se informacione të mëtejshme rreth këtyre procedurave do të vihen në dispozicion në kohën e duhur.

Të dyja palët besojnë se kanë argumente për të fituar ndeshjen në “tavolinë”, mirëpo pavarësisht epilogut përfundimtarë, edhe nëse Kosova do të merrte fitoren 3:0 në tavolinë, renditja në grupin 2 të Ligës “C” të Kombeve, do të mbetetj e njëjtë, me Rumaninë që edicionin e ardhshëm do të luaj në Ligën “B”, ndërsa një gjë të tillë përfaqësuesja e Kosovës do të kërkojë përmes ndeshjeve të balotazhit. (infOSport.mk)

Leave a Reply