Shqipëri-Ukrainë, një minutë heshtje për Martin Canin në “Air Albania”

Kombëtarja e Shëipërisë, sonte në “Air Albania” do të përballet me Ukrainën, ndeshje kjo e fundit e vlefshme për grupin 1 në Ligën “B” të Kombeve.

Ndeshja në fjalë do të startojë në ora 20:45 dhe më ndryshe nga të tjerat. Në prag të këtij takimi në stadiumin “Air Albania” do të mbahet një minutë heshtje për 14-vjeçarin, Martin Canin i cili ndërroi jetë ditën e djeshme.

Kujtojmë që 14-vjeçari i cili mbeti viktimë e një sherri me një bashkëmoshatar të tijin, së fundmi ishte pjesë e klubit të Dinamo U15, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e skuadrës tjetër nga kryeqendra shqiptare, atë të Partizanit.

Leave a Reply