Përballja me Ukrainën, Feta Fetai mbetet sërish në tribunë

Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të grupit 1, në Ligën “B” të Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Kuqezinjtë në “Air Albania” me fillim në ora 20:45 do të përballen me Ukrainën, ndaj së cilës kombëtare në ndeshjen e parë në transfertë kishin shënuar fitore 2:1. Fitorja është e domosdoshme edhe sonte, mirëpo për vendin e parë në grup, vendos edhe fati i takimit tjetër, midis Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Ashtu si ndaj Çekisë, edhe ndaj Ukrainës, trajneri Sylvinho ka vendosur të dërgojë në tribunë 4 futbollistë, përfshirë këtu edhe shkupjanin, Feta Fetai. Përveç tij, në tribuna do të jenë edhe Simon Simoni, Adrian Bajrami dhe Andi Hadroj.

Ndërkohë në krahasim me duelin me Çekinë, ndaj Ukrainës Sylvinho ka vendosur të ketë në stol Jon Mersinajn, ndërsa Mirlind Daku rikthehet nga pezullimi.

Leave a Reply