Kupat Europiane, KHF Çair përballë 14 herë kampioneve të Çekisë, Sllavia Praga

Sot në hapësirat e Federatës Europiane të Hendbollit, është bërë tërheqja e shortit për ndeshjet e 1/8 së finales të Kupës Europiane, njofton “infOSport.mk”.

Klubi i hendbollit të femrave Çair, që njëherit është edhe përfaqësuesi i vetëm i Maqedonisë në garat europiane, mësoi emrin e kundërshtarit, me të cilin do të luftojë për një vend në ndeshjet çerekafinale të Kupës Europiane.

Kundërshtarë i KHF Çair, do të jetë skuadrë e njohur çeke e Slavia Praga, që numëron plotë 14 tituj kampion në Çeki, ndërsa suksesi i tyre më i madh në Kupën Europiane, kanë qenë ndeshjet gjysmëfinale.

Kujtojmë, KHF Çair, deri në këtë fazë të garave, arriti pasi eliminoi ekipin e Käerjeng nga Luksemburgu, dhe atë të Portugalisë, Kolehio De Gaija, derisa Slava Praga, fillimisht kishte eliminuar sllovenet e Mlinotest Ajdovshçina, derisa në kuadër të raundit të tretë, kjo skuadër kishte eliminuar skuadrën italiane të Salerno, pas dy ndeshjeve të zhvilluara në transfertë.

Ndeshjen e parë të përzgjedhurat e Basri Latifit do ta zhvillojnë në transfertë me datë 11/12 janar të  vitit 2025, ndërsa atë kthyese në Shkup me datë 18/19 janar. (infOSport.mk)

Leave a Reply