Ahmed Kalaja ‘bekon’ Kombëtaren shqiptare në prag të ndeshjes me Ukrainën

Hoxhë Ahmed Kalaja ditën e djeshme e ka shfrytëzuar për një takim me disa nga futbollistët e Kombëtares shqiptare. Së bashku me Eros Grezdën dhe kumanovarin, Naser Alijin, hoxhë Ahmed Kalaja u takua me lojtarët në hotelin ku ata po qëndrojnë.

Në një postim të vendosur në profilin e tij zyrtarë në “facebook”, Ahmed Kalaja tregon se ka diskutuar rreth sfidës që përfundoi në barazim ndaj Çekisë. Gjithashtu, hoxha thotë se kanë folur dhe për ndeshjen e sotme ndaj Ukrainës, duke ‘bekuar’ futbollistët.

Këta  të fundit nuk kanë kursyer zemrat në komente për hoxhën. Kapiteni Ismajli, Arlind Ajeti, Arbër Hoxha, Mirlind Daku dhe Taulant Seferi ishin disa nga lojtarët që i dërguan zemra në komente Ahmed Kalasë, i cili ditë më parë ishte pjesë e një tribune në kryeqendrën tonë.

Leave a Reply