KH Çair në konkurrencë të femrave, ka shkruar historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në ndeshjet e 1/8 së finales në kuadër të Kupave Europiane në hendboll, shkruan “infOSport.mk”.
Ekipi i udhëhequr nga Basri Latifi tregoi klas dhe mençuri edhe në ndeshjen e dytë ndaj skuadrës portugeze të Colegio de Gaia, duke shënuar kështu edhe fitoren e dytë brenda dy ditëve.
Pas fitores 29:25 në ndeshjen e djeshme, sot ekipi i Çair, shënoi edhe një fitore tjetër, këtë herë me rezultatin 28:26 (13:9).
Stefanija Gjorgjievska me 10 gola të shënuar, rezultoi të jetë më efikasja në rradhët e KH Çair, derisa me lojë të mirë u dallua edhe Teodoroa Dukoska, që ndeshjen e mbylli me 7 gola. Një ndër hendbollistet shumë premtuese shqiptare të kësaj skuadre, Hana Miftari, në takimin e sotëm realizoi dy gola, duke arritur në shifrën e 7 golave këtë edicion në garat europiane.
Janë këto shifra mjaft solide për një hendbolliste 18-vjeçare, para së cilës është një e ardhme e ndritur. Kujtojmë, bashkë me Ronën, te KH Çair, luan edhe motra e saj më e vogël, 16-vjeçarja, Hana Miftari, që gjithashtu ka provuar veten të luaj edhe në këto gara europiane, madje duke shënuar golin debutues në ndeshjen e raundit të parë kundër skuadrës së Handball Käerjeng nga Luksemburgu.
Kur jemi tek golat, të themi se ndeshjen me 10 gola e mbylli edhe hendbollistja e Colegio de Gaia, 38-vjeçarja, Rodrigues Sabino Bebiana Catarina. (infOSport.mk)