Disfatë 3:2 përballë Vardarit në udhëtim për FC Shkupin, në një ndeshje ku starti i saj nuk paralajmëronte një fund të tillë për skuadrën nga Çairi.
Vetëm pas 10 minutave lojë, ekipi “bardheblu” reflektoi në arenën “Todor Proeski”, kur falë golit të japonezit, Yumemi Kanda, kaluan në avantazh.
Megjithatë ekipi i FC Shkupit nuk ishte në nivelin e duhur, sidomos në çerekun e fundit të pjesës së parë, kur lejuan kundërshtarin të shënojë dy gola, edhe atë që të dy nga ndërhyrjet.
Fillimisht në minutën e 31-të, Esmin Liçina, në tentativë për të bllokuar goditjen e Zakariç nga gjuajtja e lira, bëri që topi të përfundojë në rrjetën e Denkovskit, i cili kapituloi edhe në minutën e 40-të para Nikolovskit, që shfrytëzoi një pakujdesi në mbrojtjen e “bardhebluve” nga Çairi, pas harkimit të Zakariq në zonën e 16-metërshit.
Kështu në pushim FC Shkupi pa vetën në disavantazh (1:2), ndërsa në pjesën e dytë falë golit të Xhemal Ibishit, skuadra “bardheblu” arriti që të barazojë shifrat në 2:2. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 76-të, mirëpo një gol i realizuar nga një pozitë shumë e dyshimtë në minutën e 83-të, i mohoi të paktën një pikë nga kjo transfertë FC Shkupit, skuadër kjo që edhe njëherë tjetër dështoi të mbrohet nga ndërhyrjet e palejuara.
Falë kësaj fitore, Vardari lëshon pozitën e fundit në renditje, aty ku tashmë ndodhet Tikveshi. (infOSport.mk)