LPFMV, java e 12 në program nesër! Në Tetovë dhe Ohër përballje mes ekipeve shqiptare

Liga e Parë të dielën mbylli pjesën e parë të sezonit, ndërsa ekipet nuk kanë shumë kohë për të pushuar, pasi që nesër do të duhet të rikthehen në fushën e lojës, për të vijuar me rrethin e dytë të ndeshjeve, kur në program do të jetë java e 12-të, njofton “infOSport.mk”.

Tetova dhe Ohri do të jenë dy epiqendra ku do të hasim në përballje mes ekipeve shqiptare. Shkëndija në vëllazëroren e Pollogut do të mirëpret Besën nga Dobërdolli, derisa buzë liqenit të Ohrit të bukur, mejdanin do të ndajnë Voska Sport dhe FC Shkupi.

Skuadra kampione e Struga Trim Lum do të përballet me Tikveshin, që pas suspendimit të terrenit, rikthehet të luaj para tifozëve të vetë në Kavadar, derisa Gostivari do të luaj sërish si vendas në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari të Shkupit, këtë herë duke mirëpritur Pelisterin.

Lideri aktual, Rabotniçki do të jetë mysafir i Sileksit në ndeshjen më interesante të kësaj xhiroje, që mbyllet me ndeshjen midis Vardarit dhe AP Brera, ndeshje kjo që do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje, luhen nesër në termin të njëjtë, nga ora 13:00. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 12

Shkëndija 30.10 (13:00h) Besa D.
Tikveshi 30.10 (13:00h) Struga Trim Lum
Voska Sport 30.10 (13:00h) FC Shkupi
Gostivari 30.10 (13:00h) Pelisteri
Sileksi 30.10 (13:00h) Rabotniçki
Vardari 30.10 (13:00h) Sileksi

Leave a Reply