Mesjava sjellë ndeshjet e jashtëzakonshme të javës së 12-të në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë, që njëherit shënojnë edhe rrethin e dytë të garave për sezonin 2024/25. FC Shkupi udhëton drejt Ohrit, për tu përballur me Voska Sport, skuadër kjo që aktualisht renditet në pozitën e fundit në renditjen tabelare.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, Kristijan Bllazhevski, thotë se nesër skuadra e tij duhet të arsyetojë epitetin e favoritit, mirëpo duke mos nënçmuar në asnjë moment kundërshtarin, që në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup, i kishte befasur me një barazim 3:3.
“Besoj se epërsia jonë kundër Voska Sport, qëndron në kualitetin dhe strategjinë tonë, edhe pse në ndeshjen e parë të këtij sezoni kishim barazuar dhe nuk kishim arritur të marrim pikët e plota. Tanimë jemi shumë më të motivuar dhe të gatshëm për të shënuar fitore dhe për të arsyetuar epitetin e skuadrës favorite.”- është shprehur Kristjan Bllazhevski për faqen zyrtare të FC Shkupit, ku ka folur edhe për ndeshjen e fundit kundër Tikveshit, por edhe për sezonin e tij të parë me fanellën “bardheblu”.