Pas eliminimit të skuadrës kampione të Luksemburugut, Kaerjeng, KHF Çair, arriti të sigurojë një vend për në ndeshjet e raundit të tretë të Kupave Europiane në hendboll, në konkurrencë të femrave.
Është ky një sukses tjetër i rradhës i skuadrës së trajnerit Basri Latifi, që tashmë për kundërshtarë do të ketë skuadrën portugeze të Colegia de Vaia.
Ndeshjet ndaj portugezeve në program do të jenë me datë 16 dhe 17 nëntor, ndërsa gëzon fakti, se KHF Çair, të dyja ndeshjet do ti zhvillojë në Shkup.
Kjo është marrëveshje mes dy klubeve, për të evituar harxhimet shtesë për të dy klubet në garat evropiane, ndërsa fituesi i përgjithshëm merr biletën për 1/8 e finales në Kupën Evropiane.
Shpresojmë që në atë fazë të kalojë KHF Çairi, skuadër kjo që tashmë po na bind me paraqitjet e saja edhe në garat europiane, aty ku për momentin po garon e vetme si skuadër përfaqësuese nga Maqedonia.
Pikërisht ky fakt, bënë që kjo skuadër në dy ndeshjet e nëntorit kundër portugezeve të Colegia de Vaia të ketë një përkrahje të fuqishme nga të gjithë, duke filluar nga moshat më të reja, e deri ato më të shtyra në moshë, por gjithsesi ajo që është edhe më e rëndësishme, edhe nga sektori i biznesit, por edhe nga vetë Ministria e Sportit, apo siç funksionon te neve, nga Agjencioni për Rini dhe Sport.