Një tragjedi ka tronditur futbollin botëror, e në veçanti atë Brazilian, kjo pasi natën e kaluar Ricardo Emanuel Alcantara Paiva, i njohur më mirë si Ricardinho, humbi jetën nga të shtënat me armë.
Sulmuesi i ri në pronësi të Remos (klubi i serisë së tretë braziliane) ishte ulur në trotuar me dy shokë, të cilët ishin gjithashtu të përfshirë, kur një makinë e zezë u afrua. Nga makina janë qëlluar disa të shtëna, duke lënë pa shpëtim tre djemtë.
View this post on Instagram
22 vjeçari Ricardinho sapo kishte përfunduar një ndeshje dhe ishte rikthyer në fushën e blertë në maj, pas një pushimi të gjatë nga një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar.
Dy viktimat e tjera u identifikuan si Daivison Lucas da Silva dhe Flavio de Jesus de Souza , ky i fundit një mik i Ricardinhos, sipas dëshmitarëve të cituar nga mediat lokale.
Policia braziliane po heton vrasjen e futbollistit 22-vjeçar, i cili ishte aktiv në ‘Clube do Remo’ të Belém. Krimi ndodhi në komunën Marituba, një qytet në shtetin e Para të Brazilit.