Pas Bekim Kamberit, ekipi i Struga Trim Lum, ftesë për te përfaqësuesja shpresa e Maqedonisë ka marrë edhe mesfushori ofenziv, Shaban Zenku.
I njëjti tashmë është bashkuar me ekipin përfaqësues, që me datë 11 tetor do të zhvillojë ndeshjen kundër Moldavisë në Shkup, e vlefshme për eliminatoret për kualifikim në Kampionat Europian, ndërsa vetëm 4 ditë më vonë do të përballen edhe me Gjeorgjinë në transfertë.
Zenku tashmë disa herë është ftuar nga seleksionuesi Dragan Kanatllarovski për të qenë pjesë e përfaqësueses U21 të Maqedonisë, për të cilën debutimin e tij e kishte bërë me 5 qershor të këtij viti në miqësoren ndaj Bosnje e Hercegovinës.