Edhe klubi futbollistik i Vardarit është bërë me pronar të rinj nga Turqia. Informacioni është bërë publik në kanalin “X” të klubit shkupjan.
Në njoftimin e tyre bëhet e dittur se janë marrë 85% e aksioneve të klubit, me këtë edhe drejtimi i shoqërisë, ku si pronar kryesor qëndron emri i Atila Bizhen Zhalili.
Bëhet fjalë për një turk që jeton dhe vepron në Hungari, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare, kompania e tij merret me prodhimin e energjisë elektrike.
Kujtojmë, aktualisht pronar turk udhëheqin edhe FC Shkupin dhe Gostivarin, ndërsa tashmë edhe Vardari, skuadër kjo që po kalon krizë të rezultateve këtë sezon.
Pas 9 xhirove të para, skuadra shkupjane ka grumbulluar vetëm 7 pikë, duke u renditur në pozitën e parafundit. (infOSport.mk)