Asani sërish vendimtarë në fitoren e Gwnagju në Ligën e Kampionëve Aziatik (VIDEO)

Shkupjani Jasir ASANI ka rezultuar deçiziv edhe njëherë tjetër për skuadrën e tij, Gwangju në kuadër të Ligës së Kampionëve Aziatik, njofton “infOSport.mk”.

Pasi i njëjti shkëlqeu me tre gola në ndeshjen e parë të sezonit të ri të këtij kompeticioni kundër skuadrës japoneze të Yokohama M., Asani sot në ndeshjen e xhiros së dytë shënoi golin e vetëm në fitoren në transfertë kundër skuadrës tjetër japoneze të Kawasaki.

Asani golin e vetëm të takimit kundër skuadrës së njohur japoneze e realizoi në minutën e 21-të, kur doli të jetë i saktë nga penaltia.

Me këtë fitore, Gwangju kryeson renditjen në Konferencën e Lindjes me 6 pikë të plota, derisa Asani me 4 gola të shënuar, kryeson listën e golashënuesve, duke lënë pas vetes Akram Afifi të Al Saad. (infOSport.mk)

Leave a Reply