Pezullohet stadiumi i Bashkimit në Kumanovë

Federata e Futbollit të Maqedonisë njofton se Komisioni i Garave pranë FFM-së në mbledhjen e sotme ka marrë vendim sipas neneve 41, 42 dhe 75 të Rregullores së Garave për PEZULLIM të stadiumit “BASHKIMI” Kumanovë për shkak të pranisë së personave jozyrtarë në fushë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Dytë ndërmjet skuadrave të Bashkimit dhe Bellasicës, e zhvilluar të mërkurën e 25 shtatorit në Kumanovë.

Stadiumi “BASHKIMI” Kumanovë është i pezulluar deri në marrjen e një vendimi të ri . Pezullimi hyn në fuqi menjëherë.

Leave a Reply