Struga Trim Lum sot do të përballet me Voska Sport në Ohër. Kampionët e vendit në këtë ndeshje vijnë pas disfatës ndaj FC Shkupit, ashtu që trajneri Qatip Osmani është mjaft i shqetësuar në prag të këtij takimi, sidomos nëse marrim parasysh edhe dëmtimin e mbrojtësit Besart Krivanjeva, i cili zgjeron listën e futbollistëve të dëmtuar.
Mbrojtësi i krahut të majtë në ndeshjen e fundit ndaj FC Shkupit kishte pësuar një dëmtim në këmbë dhe nuk dihet ende se sa kohë do t’i duhet për t’u rikuperuar.
Mungesa e tij ndaj Voska Sport do të ndjehet shumë, me Osmanin që duhet të gjejë zëvendësuesin e tij, e që me shumë gjasa do të jetë Kire Ristevski.
Kujtojmë, që më herët të dëmtuar te Struga Trim Lum rezultojnë edhe Besmir Bojku, Hadis Tairi si dhe kapiteni Bunjamin Shabani. (infOSport.mk)