Kapiteni i Struga Trim Lum, Bunjamin Shabani, ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në supin e djathtë. Një ndër mesfushorët më të mirë të kampionatit tonë vendor, kishte dëmtuar klavikulën në ndeshjen kundër AP Brera, ndërsa pas konsultimeve me mjek profesionistë të kësaj lëmie, u vendos që i njëjti ti nënshtrohet operimit.
Operacioni kishte kaluar me sukses, ndërsa i njëjti tashmë do t’i nënshtrohet një faze rehabilitimi dhe një programi të specializuar rikuperimi.
Ende nuk dihet data e saktë e rikthimit të tij në fushë, pasi gjithçka do të varet nga faza rikuperuese.
Sipas parashikimeve të mjekëve, Shabani jashtë fushave do të jetë nga 4-6 javë.