Mançester Siti humb futbollistin më të rëndësishëm deri në fund të sezonit

Mançester Siti do të duhet të luaj pa mesfushorin Rodri deri në fund të sezonit. Pas kontrolleve të bëra shtesë mëngjesin e sotëm, u mësua se spanjolli ka këputur ligamentet e kryqëzuara në gjurin e djathtë.

Rodri u dëmtua në ndeshjen e fundit që Siti e zhvilloi kundër Arsenalit.

28-vjeçari Rodrigo Hernandez këtë edicion në Premierligën angleze ka luajtur vetëm 66 minuta, pasi i njëjti ishte kursyer nga trajneri Pep Guardiola, pas një sezoni shumë të ngarkuar, kur me Sitin u shpallën kampion, por gjithashtu edhe pas pjesëmarrjes së tij në Euro 2024, ku me Spanjën e tij shkuan deri në fund, duke u shpallur edhe kampion të Europës.

Rodri nga shumica e ekspertëve vlerësohet si mesfushori më i mirë defanziv në botë, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm viteve të fundit me fanellën e Sitit.

Sipas shumë njohësve të futbollit, Rodri shihet si një ndër kandidatët më serioz që këtë vit të fitojë “Topin e Artë”. (infOSport.mk)

Leave a Reply