Vetëm dy ndeshje me fanellën e Bodrumspor, i kanë mjaftuar Taulant Seferit për të gjetur rrugën e rrjetës në Superligën turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e bën “sefte” me skuadrën e tij të re, në duelin e mbrëmjes së kaluar ndaj Hatayspor.
Djaloshi nga Kumanova, tundi rrjetën në minutën e 27-të, gol ky që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e Bodurmspor në këtë transfertë.
Hatayspor 0-1 Bodrum FK
⚽28′ Seferi pic.twitter.com/2G2ZDd00tL
— Anlık Goller (@_anlikgoller) September 20, 2024
Pjesë e kësaj fitore të Bodrumspor ishte edhe Arlind Ajeti, një tjetër futbollistë i kombëtares shqiptare, që gjithashtu këtë merkato u transferua në Superligën turke.
Ndryshe për Bodrumspor ishte kjo fitorja e dytë këtë edicion në elitën e futbollit turk, pas së cilës kjo skuadër renditet në pozitën e 11-të.