Maqedonia U15 e Isenit, fitore e re në UEFA turneun zhvilllimor në Moldavi

Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë për grupmoshat deri në 15 vjet, ka zhvilluar edhe një ndeshje tjetër të mirë, duke regjistruar fitore të re në turneun ndërkombëtarë zhvillimor të UEFA-s, që këtë vit po mbahet në Moldavi.

Në raundin e dytë të turneut ndërkombëtarë, të përzgjedhurit e seleksionuesit Iljami Iseni, me plotë meritë arritën fitore ndaj përfaqësueses së Andorrës me rezultatin bindës 3:0.

Maqedonia që në fillim imponoi iniciativën, e shtyu kundërshtarin në gjysmën e tij, luajti hapur dhe kjo rezultoi me gol në minutën e 14-të. Pas depërtimit të shkëlqyer, Krstevski bëri një pasim efektiv deri te Vasovski, i cili shfrytëzoi situatën e shkëlqyer në të cilën u gjend dhe shënoi gol për epërsinë 1:0.

Në minutën e 28-të, një mundësi tjetër për futbollistët tanë, Boeski dërgoi një goditje të shkëlqyer nga distanca, por portieri i Andorrës bëri një ndërhyrje të shkëlqyer, e cila nuk e lejoi të rrisë epërsinë. Në minutën e 35-të edhe Vasoski pati një mundëi të mirë, mirëpo goditja e tij përfundoi pranë portës kundërshtare.

Në vazhdim, Krstevski dhe Alimi nuk shfrytëzuan raste të mira për gol. Në minutën e 59-të, me plotë meritë futbollistët tanë përmes Veleskit erdhën në avantazh prej 2:0. Në minutën e 90-të, Ristiq pas një super slalomi shënoi edhe një gol tjetër për Maqedoninë, me të cilin u vendos edhe rezultati përfundimtarë 3:0.

UEFA turneu ndërkombëtarë zhvillimorë, Moldavi 2024:

Maqedonia-Andorra 3:0 (1:0);

Maqedonia:Andrej Jankullovski, Zuber Mursel Matej Fenev, Kristija Neloski ©, Amar Akiki, Matej Boçeski, Lis Imeri, Vigan Tairi, Marin Krstevski, Pavel Stojanov, Petar Vasoski;

Banka rezervë: Dimitar Petrov, Kalin Avramovski, Mihajllo Pavlov, Stefan Ristiq, Adrian Veleski, Arijon Alimi, Dardan Ademi, Kosta Georgievski, Ognen Sivevski;

Seleksionues: Iljami Iseni,

Në xhiron e parë futbollistët e rinj të Maqedonisë e mundën Armeninë me shifrat 2:1. Në xhiron e fundit do të përballemi me nikoqirin e turneut, përfaqësuesen e Moldavisë.

Leave a Reply