Struga Trim Lum në kërkim të fitores së parë në transfertë

Struga Trim Lum pas 4 xhirove të para ka grumbulluar 9 pikë, duke u renditur në pozitën e dytë, menjëherë pas Shkëndijës së Tetovës, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione në fuqi deri më tani ka regjistruar 3 fitore dhe 1 disfatë. Skuadra e Qatip Osmanit ishte mundur në Shkup përballë Rabotniçkit në kuadër të xhiros së tretë. Ishte kjo ndeshja e vetme që struganët e kishin zhvilluar në transfertë, ndërsa sot në transfertën e tyre të dytë shpresojnë të kalojnë më mirë, për të shijuar në këtë mënyrë aromën e fitores edhe si mysafir.

Ndryshe në tre ndeshjet si vendas, Struga Trim Lum ishte e pamëshirshme ndaj kundërshtarëve të saj, duke regjistruar fitore pa asnjë gol të pranuar.

Skuadra e trajnerit Osmani kishte mundur Tikveshin dhe Besën e Dobërdollit me rezultatin minimal 1:0, ndërkohë në xhiron e fundit ata kishin mundur AP Brera me shifrat 2:0. (infOSport.mk)

Leave a Reply