E diela si zakonisht në futbollin vendor është e rezervuar për futboll, derisa paralel me futbollin elitar, sot edhe zyrtarisht nisin edhe ato të Ligave Komunale, shkruan “infOSport.mk”.
Një nga ato ndeshje është edhe ajo e Ligës Komunale – Tetovë, midis FK Hajduk Vratnica dhe KF Rrufeja 93 nga Militina, skuadër kjo që është gati për të përsëritur suksesin e vitit 2011-të, inkuadrim në Ligën e Dytë.
“Besoj se jemi të gatshëm për sezonin e ri që zyrtarisht nis sot. Aktualisht luajmë në Ligën Komunale të Tetovës, ndërsa me këtë organizim që kemi besoj se mund të arrijmë suksese të mëdha edhe këtë sezon. Synimi ynë kryesor është inkuadrimi në Ligën e Dytë, ndërsa si konkurrent kryesor shohim Skënderbeun dhe Sharrin” – tha enkas për “infOSport.mk”, Drejtori Sportiv i KF Rrufeja 93, Namik Ajrullahi.
KF Rrufeja 93 është themeluar në vitin 1993 nga një grup sportdashës. Klubi financohet më shumë nga mërgimtarët, ndërsa suksesin më të madh e kishte arritur në vitin 2011-të, kur kishin siguruar një vend për në Ligën e Dytë.
Ndryshe në Ligën Komunale – Tetovë garojnë gjithsej 10 skuadra, derisa në xhiron e parë do të përballen:
Liga Komunale Tetovë – Java 1 |
|||||||||||||||
|