Përfaqësuesja e Maqedonisë në ndeshjen e parë të ciklit të ri të Ligës së Kombeve, barazoi 1:1 me Ishujt Faroe në transfertë, ndërsa sonte në Shkup në kuadër të grupit C4 do të mirëpret Armeninë.
Përballë këtij njohësi të vjetër, të besuarit e trajnerit Bllagoja Milevski do të dalin në fushë për të fituar tri pikët. Në dy ndeshjet e fundit kundër armenëve, Maqedonia ka një bilanc pozitiv, derisa tetorin e vitit të kaluar i kishim mundur me shfrat, 3:1.
Trajneri Milevski, paalajmëroi se ndeshja me Armenië, do të jetë më e rëndësishmja në grup, pasi të dyja këto do të luajnë për pozitën e parë.
“Pa nënçmim të Letonisë dhe Ishujt Faroe, jam i mendimit se përballjet direkte me Armeninë do të vendosin në renditjen për pozitën e parë në grupin tonë dhe kjo edhe më tej është e qëndrueshme. Ndeshja me Ishujt Faroe, është pas nesh dhe tani jemi përqëndruar në ndeshjen me Armeninë. Pa marrë parasysh se me cilën përfaqësuese luajmë, prej ne varet se do të luajmë dhe a do shënojmë rezultat pozitiv.“ – tha trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Bllagoja Milevski.
Për dallim nga Maqedonia e cila pret fitore po thuajse pas një viti, armenasit kanë një seri të mirë prej dy fitoreve me radhë dhe me siguri se në Shkup, nuk kanë zbarkuar me flamur të bardhë.
Ukrainasi në pankinën armenase Petrakov, në takimin me gazetarë tha se edhe ata kanë ardhur për të luajtur futboll.
“Kemi analizuar paraqitjen e Maqedonisë në ndeshjen me Ishujt Faroe. Sinqerisht nuk ishte një lojë e keqe. Nuk pres ndonjë fitore të lehtë, kemi ardhur këtu të luajmë futboll. Maqedonia ka një përfaqësuese të klasit të lartë dhe futbollistë dhe trajner të mirë. E njofim mirë kundërshtarin dhe na mbetet të kemi një paraqitje sa më të mirë që mund të kemi.” – u shpreh trajneri i Armenisë, Oleksander Petrakov.
Një dështim i radhës në këtë cikël të Ligës së Kombeve, do të largojë përfaqësuesen e vendit nga pozita e parë në grup e cila mund të sigurojë balotazh për botërorin e 2026 si dhe kualifikim në Ligën B të Kombeve.
Ndeshja Maqedoni–Armeni, do të luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me fillim në ora 20:45, dhe të njëjtën do të mund ta ndiqni në ekranet e TVM2.