LDFMV, java 4 dhe 5 pësojnë ndryshime

Federata e Futbollit të Maqedonisë informon se Komisioni i garave pranë FFM-së, në Kuvendin e mbajtur dje solli vendim për ndryshimin e termineve në orarin e ndeshjeve ta javës së katërt dhe të pestë 5 në Ligën e Dytë Futbollistike, njofton “infOSport.mk”.

Kështu ndeshjet e javës së katërt në vend të datës së planifikuar 14.09.2024, do të luhen me datë 25.09.2024, ndërkohë ndeshjet e javës së pestë, në vend të datës 21.09.2024, do të zhvillohen me datë 22.09.2024 (e diel) nga ora 15:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply