Zyrtare, Mitaj do luaj në Arabinë Saudite me Al-Itthad

Klubi nga Superliga e Arabisë Saudite, Al-Itthad ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e mbrojtësit shqiptar, Mario Mitaj nga Lokomotiv Moska.

“Nga Moska në Jeddah. Mario Mitaj është me Al-Ittihad”, thuhet shkurtimisht në njoftimin e klubit saudit. Mitaj kalon te Al-Itthad si huazim njëvjeçar me pagesë prej 1.2 milion euro. Te Al-Itthad, Mitaj do të luajë me yje të mëdha si Karim Benzema, N’Golo Kante, Fabinho, Moussa Diaby dhe Houssem Aouar.

Paraprakisht Al-Itthad kishte konfirmuar edhe transferimin e dy yjeve, Steven Bergëijn nga Ajaksi dhe Danilo Pereira nga Paris Sen Zhermen.

Leave a Reply