Hristijan Stevkovski të shtunën kundër AP Brera bëri debutimin e tij në një ndeshje zyrtare me ekipin kampion të Struga Trim Lum. Kjo gjithsesi se ka lumturuar këtë gardian, i cili skuadrës strugane iu bashkua gjatë kësaj vere nga rradhët e Makedonija GJ.P.
Duke ditur peshën e fanellës së Struga Trim Lum, i njëjti thotë se është i lumtur që është pjesë e kampionëve në fuqi dhe që të shtunën iu dha mundësia për të debutuar në një ndeshje zyrtare.
“Gjithsesi se jam i lumtur për debutimin tim me fanellën e Struga Trim Lum, ndërsa edhe më i lumtur për fitoren dhe 3 pikët e fituara që janë me vlerë shumë të madhe për ne. Kjo fitore bëri që neve në një atmosferë të mirë të shkojmë në pushim të merituar dhe më pas të përgatitemi për sfidat e rradhës që na presin.”
….mikëpritja?
“Mikëpritja nga të gjithë në klub ishte shumë profesionale dhe në mënyrën më të mirë të mundshme, e që realisht priteshe nga një skuadër që tashmë dy vite me rradhë është në majat e futbollit të Maqedonisë.”
…. titulli kampion?
“Kemi një gërshetim të mirë të lojtarëve në skuadër dhe gjithsesi se edhe këtë vit Struga Trim Lum do të synojë vetë kreun e tabelës së klasifikimit”.
Struga Trim Lum pas 4 xhirove të para, numëron 9 pikë, duke u renditur në pozitën e dytë. 3 fitore dhe 1 disfatë është epilogu i kësaj faze të hershme të kampionatit, ku do të duhet të zhvillohen gjithsej 33 xhiro.
Në kuadër të javës së 5-të, që në program është me datë 15 shtator, Struga Trim Lum do të përballet me Pelisterin në Manastir.